Është mbyllur pjesa e parë në derbin e kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Pas 45 minutave të para, bardheblutë kryesojnë 1-0, falë një goli të shënuar nga Florian Përgjoni në minutën e 28-të.
Ndeshja nisi me Partizanin më kërkues, me të kuqtë që kishin edhe disa raste për shënim, por nuk ia dolën t’i finalizonin me sukses.
Ndërkohë Tirana pas golit të shënuar, pati edhe disa raste të tjera më Xhixhën për të shënuar, por sulmuesi nuk u tregua i saktë në fund.
Pjesa e dytë pritet të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat, që duan të largohen nga ky takim me 3 pikët.



