
Ecuria e deritanishme në lidhje me merkaton ka gjeneruar optimizëm dhe zhgënjim tek shumë skuadra të njohura . Rasti konkret është ai i Chelseat , skuadër që ka marrë një goditje të rëndë së fundmi për arsye të mos arritjes së akordit me mbrojtësin Antonio Rudiger mbi zgjatjen e kontratës .
Përpara kësaj situate traineri Thomas Tuchel është treguar shumë profesionist duke shikuar vetëm përpara dhe ka vendosur për Jules Kounde .
23 vjeçari po impresionon çdo ditë e më shumë tek Sevilla dhe verën e kaluar ‘’ Blutë e Londrës ‘’ u tërhoqën nga kjo pistë për arsye të kërkesave të andaluzëve . Mirëpo largimi i gjermanit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ interpretohet si një boshllëk në prapavijën e kryeqytetasve dhe Jules Kounde mbetet favoriti numër një i Thomas Tuchel .
Pak e nga pak kjo histori po merr formë të prerë dhe natyrisht e impulson largimin e Antonio Rudiger nga Chelsea . Me peshën e fitimit të Champions Leagues mbi supe dhe kërkesën e madhe të llogarisë që ekziston tek gjigandët e Londrës , sigurisht drejtuesit e tyre duhet ti vënë kapakun kësaj çështje jetike dhe Jules Kounde mund të rezultojë efikas në skemat e numrit një të pankinës.
Jules Kounde mbetet një ndër nxënësit shembullorë të Julen Lopeteguit por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ e kanë dhënë përgjigjen në lidhje me yllin e skuadrës e cila konsiston në arkëtimin prej 80 milionë eurosh, operacion t֝ë cilin Chelsea mund ta përballojë me largimin e Antonio Rudiger .



