
Andre Onana do të vazhdojë karrierën në Premier League te Manchetser United, teksa mungon vetëm zyrtarizimi. Te Interi kanë nisur nga puna për zëvendësuesin, të cilin duket se e kanë gjetur në Bundesligën gjermane. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me portierin Yann Sommer, i cili është pjesë e Bayern Munich. Lojtari ka dhënë miratimin për tu transferuar në Itali, ndërsa duhet arritur akordi për skuadrën gjermane. Bayern Munich kërkon të paktën 6 milionë euro, për ta lënë të lirë portierin zviceran, një shumë e konsiderueshme kjo për klubin italian, që arkëton nga shitja e Onana mbi 50 milionë euro.



