
Talentët në kontinentin e vjetër në çdo merkato vijojnë të monitorohen me kujdes nga shumë ekipe.
Diçka e tillë është e pashmangshme pasi ofrojnë garanci për të ardhmen. Rasti i Francisco Conceiçao është një ndër to, tejet i rëndësishëm tek Porto.
Sulmuesi është përfshirë në listën e Juventusit, një ekip që do ta fillojë sezonin e ri me Thiago Mottan në stol.
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka humbur terrenin në lidhje me titujt, sidomos në Serinë A dhe objektivi kryesor është rikuperimi i tij sa më shpejt të jetë e mundur.
21 vjeçari ka ditur të performojë në lartësinë e duhur me portugezët, tek të cilët kontriboi me 8 gola në 43 sfida në sezonin e shkuar.
Drejtuesit e bardhezinjve po shqyrtojnë mundësinë edhe për të huazuar golashënuesin nga Coimbra, i grumbulluar edhe nga Roberto Martinez në Europianin e Gjermanisë.
Afërsisht vlera e kartonit i arrin 35 milionë eurot dhe drejtuesit e Portos do ti qëndrojnë besnikë peticionit për luzitanin.
Momenti që po përjeton është shumë i rëndësishëm pasi flitet për një ekip elite, në Itali dhe jo vetëm, i cili vuri diktatin në Serinë A në të kaluarën, me nëntë kampionate të fituara rradhazi.
Tashmë i mbetet torinezëve për të vendosur për nxënësin e Vitor Brunos, ndërkohë që ky i fundit është i fokusuar maksimalisht tek kampionati, i cili startoi javën e shkuar.



