"Demat e Kuq" zbusin "Ujqërit e Dëborës" në Korçë, djemtë e Starovës marrin një fitore të rëndësishme

"Demat e Kuq" zbusin "Ujqërit e Dëborës" në Korçë, djemtë e Starovës marrin një fitore të rëndësishme

Partizani fiton në Korçë me përmbysje falë dy golave të Ekuban. Skuadra e Starovës ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 18 të Kategorisë Superiore.

Miqtë nga kryeqyteti arritën të mposhtin vendasit edhe pse ishin në dizavantazh, pasi në minutën e 10-të Skënderbeu gjen avantazhin. Sabien Lilaj nxjerr Xhejmsin të vetëm me portën dhe sulmuesi nigerian nuk e ka të vështirë ta mposhtë Alban Hoxhën.

Edhe të pse të gjithë menduan se ndeshja do të kontrollohej nga vendasit, në minutën e 34 të takimit barazon Partizani. Torasa i rrëmben një top Orelesit në mesfushë dhe vertikalizon bukur për Ekubanin, sulmuesi nuk gabon, dhe shënon golin e barazimit.

Por kur të gjithë prisnin që “Ujqërit e Dëborës” të hidheshin në sulm, në minutën e 57 të ndeshjes Partizani përmbys rezultatin. Është përsëri Ekuban që përfiton nga një gabim i Jashanicës, dhe me një të majtë shënon golin e avantazhit duke entuziazmuar gjithë tifozerinë e kuqe.

Me këtë fitore skuadra e Demave të Kuq renditet në vendin e dytë një pike më pak se Kukësi I vendit të pare që u shpall edhe kampion i dimrit.

Kukësi barazoi me rezultatin 2 – 2 me Luftëratin në Gjirokastër. Një përballje plot emocione, raste dhe gola. Reginaldo në minutën e 5-të shënoi fillimisht për vendasit ndërkohë u përgjigj Pero Pejic me anë të 11 metërshit që u kontestua shumë nga gjirokastritët.

Më pas futbollisti Emini në të 65-tën i dha avantazhin e përkohshëm Kukësit, por Rrapo në të 88-tën vendosi ekuilibrin përfundimtar.

Në takimet e tjera Tirana barazoi pa gola me Vllazninë në Shkodër.

Korabi mundi 1 – 0 Flamurtari, ndërsa Teuta fitoi 2 – 0 në fushën e Laçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy