Barcelona nis sulmin për Christensen

Barcelona nis sulmin për Christensen

   Fuqizimi i linjës së mbrojtjes është shëndërruar në një ndër obsesionet më të mëdha të Xavi Hernandez . Me tu rikthyer në Katalunjë , spanjolli ka deklaruar se do të bëjë gjithçka për skuadrën e zemrës e cila po përjeton një ndër eksperiencat më të vështira të saj .

 Ekonomia e dobët e ‘’ Los Cules ‘’ i ka dhënë impaktet e para sepse këta të fundit nuk kanë mundur të regjistrojnë sulmuesin Ferran Torres si blerjen e re por gjithsesi presidenti Joan Laporta kërkon ti krijojë terrenin e përshtatshëm ish mesfushorit për të shpalosur potencialin e tij në stol . 

Andreas Christensen ka filluar  të përmendet  në zyrat e kuq e bluve , lojtar që ka bërë shumë tek Chelsea dhe Barcelona kërkon të përfitojë pasi negociatat me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ mbi rinovimin e kontratës nuk kanë avancuar .  

Mbështetja e Antonio Rudiger dhe Thiago Silvas në prapavijën e londinezëve e ka bërë 25 vjeçarin që të fitojë më shumë siguri dhe Barcelona ëndërron që ta transferojë sa më shpejt në ‘’ Camp Nou ‘’ për të mos humbur kohë në lidhje me ringritjen.

 Nordiku është një lojtar i denjë dhe karakterizohet nga një shpirt luftarak , komponent që e ka favorizuar për të bindur Thomas Tuchelin tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’. 

Drejt fundit të kontratës me anglezët , për Andreas Christensen Barcelona mund të përfitojë me parametër zero, fakt që do ti vinte në ndihmë  të besuarve të Xavi Hernandez për të qenë më të kompletuar në sezonin vijues .

19 ndeshjet e para kanë konfirmuar vlerat e padiskutueshme, tek një Chelsea që do të ketë detyrën e  vështirë të mbrojtjes së titullit të fituar në Champions League dhe pse jo ta zgjerojë suksesin deri në fundin e sezonit .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy