
Duke filluar nga ora 19:45, do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në stadiumin “Air Albania”.
Megjithatë pak minuta para fillimit të ndeshjes, tifozëve iu është ndaluar hyrja në stadium. Klubi i Tiranës bën të ditur se kordoni policor nuk lejon tifozët të futen në stadium, pasi kërkohet karta e identitetit.
Një rast i paprecedentë ky, pasi tifozët nuk janë njoftuar më parë për diçka të tillë dhe hasin problemin me policinë në hyrje të stadiumit.



