
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili është pjesë e Romës, dëshiron triumfin në finalen e Conference League, ndaj Feyenoord.
Në një prononcim të dhënë për “Sky Sports”, Kumbulla u shpreh se ëndrra e tij është të ngrejë trofeun në Tiranë.
Jam shumë krenar, është ëndrra ime që të ngre një trofe këtu në Tiranë. Ne do ta menaxhojmë mirë. Ne mund t’i lëndojmë ata. Murinjo na ka motivuar këto ditë, mezi po presim që të hymë në fushë. Është vërtet e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë.



