
Federata Angleze e Futbollit nuk do të ndërmarrë asnjë veprim penalizues ndaj Manchester City dhe Manchester United pas sherrit që ndodhi në tunelin e stadiumit pas fitores 2-1 të Qytetarëve në Old Trafford.
Arbitri Michael Oliver nuk ishte dëshmitar i incidentit dhe nuk ka shkruar asgjë në raportin e tij, duke lënë Federatën të ingestigojë sherrin, që thuhet të ketë filluar pasi trajneri i Djajve Jose Mourinho iu afrua dhomës së zhveshjes së City-t për t’u ankuar për zhurmën e madhe.
“Pas një inspektimi të fakteve të mundësuar nga klubet dhe një dëshmitari të pavarur, FA nuk do të marrë asnjë veprim penalizues,” shprehet federata nëpërmjet Twitter.
Klubeve u është kërkuar observimi madje duke pasur më tepër kohë se zakonisht.
Pep Guardiola është shprehur se skuadra e tij nuk e ka kaluar limitin, duke festuar vetëm pasi kishte shkuar në dhomat e zhveshjes.
Ndërsa Mourinho është shprehur se disa prej lojtarëve rivalë u mungon edukata.



