Thibaut Courtois, drejt Arabisë Saudite

Thibaut Courtois, drejt Arabisë Saudite

  Rendimenti jo optimal në ndeshjet e fundit thuhet se mund ti vërë pikën eksperiencës së Thibaut Courtois në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Belgu nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur por faktikisht pretendentët për shërbimet e tij nuk kanë munguar asnjëherë. 

Kontrata me Real Madridin i përfundon në 2027-tën dhe ndoshta gjatë merkatos së verës mund të bëjë gati valixhet dhe të largohet drejt Arabisë Saudite.

 Ndër vite ekipet e këtij kampionati janë shquar për ofertat tunduese të cilat kanë bindur shumë lojtarë që lanë gjurmë në të shkuarën në kontinentin e vjetër. 

Nëse nuk do të arrihet rinovimi spanjollëve do ti duhet të gjejnë patjetër një zëvëndësues që bind, objektiv i cili do të jetë i vështirë për tu arrirë. 

33 vjeçari ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe duhet ta analizojë me shumë kujdes vijimësinë në Europë ose të nisë një tjetër etapë larg tij. 

Një ofertë potente mund t’ia ndryshojë mendjen pavarësisht se liga e Arabisë Sauditë nuk ka të krahasuar me ato të Europës në aspektin sportiv por në atë ekonomik bën qartësisht diferencën. 

Janë bëre tetë sezone tek ish fituesit e Champions Leagues, një ekip i cili endërrohet nga çdo lojtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy