
Përforcimi i vijës së sulmit vijon të jetë një ndër prioritetet e drejtuesve të Atletico Madridit për merkaton e ardhshme. Momentalisht Diego Simeone ka në dispozicion vetëm Correan , Griezmann dhe Moratan por duke patur parasysh se sezoni është i gjatë, argjentinasi ka menduar për Victor Bonifacen. Nigeriani u transferua në merkaton e verës nga Union Saint Gilloise tek Bayern Leverkusen dhe nën urdhërat e Xabi Alonsos ka ditur të tërheqë vëmëndjen . Në pesë ndeshjet e para , nigeriani numëron pesë gola dhe dy asiste duke treguar se kemi të bëjmë me një sulmues shumë cilësor. Megjithatë, ashtu siç ndodh pothuajse në çdo merkato, rivaliteti për Victor Bonifacen do të jetë shumë i ashpër pasi edhe Juventusi , Manchester City dhe Borussia Dortmundi kanë treguar interes për golashënuesin e ‘’ Apirinave ‘’.



