
Një ndër objektivat e drejtuesve të Liverpoolit në merkato do të jetë gjetja e një sulmuesi cilësor.
Traineri Arne Slot ka kërkuar impenjimin maksimal nga ana e drejtuesve për ti shëndërruar ‘’ Të Kuqtë ‘’ në më agresivë në pjesën e mbetur të sezonit.
Yankuba Minteh është bërë pjesë e projektit, me kryefjalë shtimin e titujve në vitrinë.
Golashënuesi po bën diferencën me Brightonin, shumë i shpejtë dhe teknik, i cili arrin me shpejtësi tek finalizimi.
1 gol dhe 1 asist në 5 sfida numëron deri më tani me bardheblutë por sigurisht kontributi i dhënë ka marrë vlerësimin e numrit një të stolit.
Potenciali i afrikanit është shumë i madh dhe këtë fakt e konfirmon edhe interesi i ish fituesve të Champions Leagues.
Presidenti Tom Werner është vënë në gatishmëri të peticionit të Arne Slot, një trainer që e ka ndryshuar Liverpoolin, skuadër e cila fitoi Premier Leaguen sezonin e shkuar.
Yankuba Minteh gjatë çdo sfide ka vënë në vështirësi rivalët, i cili mund të jetë lider në të ardhmen e afërt në ofensivën e britanikëve.
Për më tepër nxënësi i Fabian Hurzeler mund të përshtatet me lehtësi në disa pozicione dhe një transferim në ‘’ Anfield Road ‘’ do ti jepte mundësinë për të vijuar në një ekip elite karrierën.
Një ofertë e konsiderueshme do ti detyronte rivalët ti hapnin negociatat, duke qenë se mund të rezultojë një hap shume i rëndësishëm për karrierën e ishi-t të Feyenoordit.



