
Napoli ka shkatërruar Lazion me shifrat 4-0, duke u shkëputur kështu në krye të renditjes. Skuadra e Spallettit u shfaq dominuese, që në fillim, duke mos e vendosur për asnjë moment në dyshim fitoren.
Zielinski në minutën e 7-të, Mertens në minutat 10 dhe 29 si dhe Ruiz në minutën e 85, i dhanë fitoren Napolit, që shkëputet në krye me 35 pikë, 3 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit, ndërsa Lazio mbetet në vendin e tetë me 21 pikë.
Në La Liga, Real Madrid mposhti me përmbsyje Sevillan. Golat e Benzema në minutën e 32 dhe Vinicius Junior në minutën e 87, e bënë të pavlefshëm golin e Mir në minutën e 12-të.
Madrilenët shkëputen në krye me 33 pikë, 4 më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë.



