Martial, ëndrra e Dortmund

Martial, ëndrra e Dortmund

E ardhmja e Erling Haaland vijon ti krijojë shqetësime  Borussia Dortmundit . ‘’ Verdhezinjtë ‘’ janë të ndërgjegjshëm se nuk mund ta ndalojnë edhe për shumë kohë largimin e nordikut  dhe i kanë paraprirë kësaj situate të hidhur duke deklaruar emrin e zëvëndësuesit të  norvegjezit . Flitet për Anthony Martial , situata e të cilit në ‘’ Old Trafford ‘’ është  delikate dhe gjermanët kërkojnë të përfitojnë dhe ta kenë pjesë të organikës .

 Rikthimi i Cristiano Ronaldos në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’  konceptohet  si një  goditje shumë e fortë për  francezin i cili ka mbetur në prapavijë .

Sipas ‘ Sport1’,  gjigandët e Bundesligës nuk duan të humbasin  kohë dhe synojnë ta përfshijnë në projektin e të ardhmes 25 vjeçarin  sepse mund të garantojë një sasi të konsiderueshme golash që do ti shërbejë Borussia Dortmundit për të sfiduar liderin  Bayern Munchen . Fakti i të qënit titullar në sezonet e fundit është zbehur shumë me rikthimin e  ‘’ Cr7 ‘’ në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ , lojtar për të cilin 20 herë kampionët e Premier Leagues ëndërronin se një ditë do ta kishin përsëri pjesë të tyre .  

Borussia Dortmundi është një opsion i vlefshëm për ishi-n e Monacos dhe merkatoja e ardhshme besohet se do ti vërë pikën kësaj çështje .

Deri më tani Anthony Martial ka veshur bluzën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ në 6 ndeshje në të cilat akoma nuk ka shënuar sepse siç dihet protagonizmi i 5 herë fituesit të Topit të Artë forcohet ndeshje pas ndeshje .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy