
Ennur Totre ka zyrtarizuar largimin nga Tirana. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të spikatur në sezonin e fundit, ku bardheblutë fituan titullin kampion.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Totre njofton largimin, ndërsa shkruan se është i lumtur që ishte pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri.
Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim.
25-vjeçari pritet të transferohet te skuadra ukrainase e Vorskla Poltava, me këta të fundit që do të derdhin në arkat e Tiranës rreth 300 mijë euro.



