
U luajtën ditën e sotme 3 ndeshje, të vlefshme për javën e 17-të në Superligën e Kosovës.
Në 3 ndeshje u shënua vetëm 1 gol, në Prishtina-Drita. Këta të fundit ia dolën të triumfojnë minimalisht në “Fadil Vokrri”, në një ndeshje të luftuar nga fillimi në fund.
Goli i Simonovski në minutën e 36, i dha një fitore të artë Dritës, që e sheh veten në vendin e tretë me 31 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e 5-të me 24 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Llapi barazoi pa gola ndaj Dukagjinit, teksa 0-0 u mbyll edhe sfida tjetër mes Ulpianës dhe Feronikelit.



