
Pas shumë tentativash Paris St Germain mundi ta transferoje Luis Enriquen në ‘’ Parque de Prince ‘’ , një trainer që e ka eksperiencën e mjaftueshme për të drejtuar një ekip që aspiron për fitimin e Champions Leagues në vijimësi . Kandidatët ishin disa ,ndër të cilët përfshihej edhe Julian Nagelsmann por drejtori teknik Luis Campos preferoi ishi-n e Barcelonës . Sipas gazetarit të ‘ Psg Community ‘ Max Miotto 53 vjeçari pranoi të firmoste me ‘’ Les Pariziens ‘’ vetëm me kushtin që të kishte të lirinë për ti zgjedhur lojtarët që do të jenë pjesë të francezëve në të ardhmen , duke shtuar se për të nuk është problem se pas Lionel Messit , Neymar Junior mund ti japë lamtumirën kryeqytetasve. Ndërkohë , në lidhje me Kylian Mbappen akoma nuk është vendosur asgjë edhe pse së fundmi e ardhmja e yllit të Paris St Germain është lidhur me një largim të mundshëm gjatë merkatos së verës. Natyrisht tek fituesit në fuqi të Ligue 1 ka filluar një tjetër histori dhe sezoni vijues do të demostrojë nëse drejtuesit kanë patur të drejtë apo jo në lidhje me përzgjedhjen e trainerit nga Asturias.



