
I konfirmuar tashmë si traineri i ri i Manchester United, Ruben Amorim nuk ka humbur kohë dhe ka filluar të planifikojë të ardhmen.
Portugezi konsiderohet shumë cilësor, i cili në sezonin e shkuar e fitoi kampionatin me Sporting Lisbonën.
Priten ndryshime tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe numri një i stolit i ka kërkuar drejtuesve transferimin e Ousmane Diomande në ‘’ Old Trafford ‘’.
20 vjeçari ishte ndër të preferuarit tek kryeqytetasit, për të cilin Manchester United duhet të shpenzojë afro 70 milionë stërlina.
‘’ Djajëve të Kuq ‘’ i duhet të masin forcat me Liverpoolin, Arsenalin dhe Bayern Munchenin, për një mbrojtës i cili përfshihet në rangun e më premtuesve në Europë.
Stili i lojës por edhe në aspektin fizik japin për të kuptuar se është një element shumë i kompletuar, i cili krijon siguri në prapavijë.
Së fundmi presidentët Joel dhe Avram Glazer kanë investuar fuqimisht për Leny Yoron dhe Matthijs de Light por besojnë se ende Manchester United ka nevojë për tu përforcuar në lidhje me një repart difektoz gjatë sezoneve të fundit.
Kontrata e afrikanit me Sporting Lisbonën merr fund në 2027-tën por një ekip të tillë është vështirë ta refuzosh për arsye të historisë shumëvjeçare të suksesit dhe sidomos potencialit në aspektin ekonomik.
Një avantazh për ishi-n e Mafras është se përshtatet me lehtësi në skemat e Ruben Amorim, të cilit mund ti ndryshojë karriera në çdo aspekt në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.



