Xavi: Shpresa vdes e fundit, do mendojmë të fitojmë Europa League

Xavi: Shpresa vdes e fundit, do mendojmë të fitojmë Europa League

Barcelona do të përballet me Bayern Munich, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5-të në grupet e Champions League. Katalanasit do të kërkojnë fitoren me çdo kusht, për të shpresuar në një gabim të Interit dhe më pas të tentojnë kualifikimin në ndeshjen e fundit.

Para mediave, ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili deklaroi se shanset për të kaluar grupin janë minimale, por skuadra e tij do të tentojë deri në fund.

Ai deklaroi se nuk mendon për Europa League, por nëse kalojnë aty, atëherë do mendojnë ta fitojnë trofeun.

Shpresa vdes e fundit dhe mundësitë për kalimin e grupeve janë minimale. Unë jam gjithmonë pozitiv, por kur nuk ke më gjë në dorë, nuk je aq pozitiv. Është logjike, është njerëzore.

Ka një shpresë të vogël, por nuk varet nga ne. Duhet të ruajmë mentalitetin. Ndjenja e besimit është e mirë dhe nëse nuk kualifikohemi në 1/8 duhet të vazhdojmë. Pavarësisht se çfarë ndodh në Milano, ne duhet të tregojmë se mund të konkurrojmë.

Ekipi ka personalitet dhe karakter. Ne nuk ishim në nivelin tonë më të mirë dhe skuadra ka reaguar shumë mirë. Është një grup fitues dhe ata donin të tregonin se mund të fitonin, por kjo vazhdon dhe ne duhet ta dëshmojmë këtë në çdo ndeshje.

Ajo që dështoi në skuadër është se ne nuk kemi qenë në nivel në shumë raste në ndeshjet e Champions League, në të tjera po ashtu si në Mynih. E kemi pasur në dorë dhe tani nuk varemi nga ne, ato janë gabimet tona.

A mendoj për Europa League? Jo aq shumë. Do ta mendojmë në kohën e duhur, nëse nuk e kalojmë raundin e Champions League, do të përballemi me Europa League me synimin për ta fituar atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy