Mesfushori shqiptar, Bersant Celina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Angli, pas një goli të shënuar ditën e sotme.
Futbollisti i cili aktivizohet me Ipswich në Ligën e Parë në Angli, ka shënuar një gol me të vërtetë spektakolar. Në minutën e 50-të, Celina pasi sheh daljen e portierit të Crewe, gjuan në stil “panenka” nga jashtë zone dhe topi ndalet në fundin e rrjetës.
Një gol me të vërtetë spekatkolar, për të cilin në Angli dhe jo vetëm, po flasin shumë. Në fund goli i Celinës rezultoi vendimtar, pasi Ipswich fitoi 2-1.
Touch and finish here is outrageous by Celina pic.twitter.com/mxe9pfWRib
— Reece Donnelly (@ReeceDSport) November 28, 2021



