“Pioli nuk mund të kritikohet”, Cassano: Sezoni i Inerit është dështim, duhet larguar Inzaghi

“Pioli nuk mund të kritikohet”, Cassano: Sezoni i Inerit është dështim, duhet larguar Inzaghi

Ish-futbollisti, Antonio Cassani, nuk i ka kursyer sulmet ndaj trajnerit te Interit, Simone Inzaghi, pas humbjes minimale ndaj Empolit.

Cassano deklaroi se ky sezon i Interit është një dështim dhe akuzon trajnerin Inzaghi si fajtor. Sipas tij, Interi e ka organikën, ndryshe nga Milani, ndërsa shtoi se referuar lojtarëve që kanë, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, nuk mund të kritikohet.

Humbja me Empolin ishte e papritur, por edhe zhgënjyese për Interin, Nëse të mungon një identitet preciz, nuk mund të presësh gjithmonë që një individ të të zgjidhë situatën. Për mua, ky sezon i zikaltërve është një dështim. Interi dhe Juventusi kanë organikën më të mirë në kampionat, ndaj zikaltrit nuk mund të justifikohen vetëm me zonën Champions.

Ne flasim për vështirësitë e Piolit, por ai atë organikë ka dhe nuk mund të kritikohet. Ndërsa Inzaghi po, pasi edhe me 10 futbollistë, i kishte shanset të fitonte ndaj Empolit. Menjëherë pas kartonit të kuq, hoqi një sulmues për një mbrojtës, duke tërhequr skuadrën. U zgjua shumë vonë dhe nuk mund të riparonte më dëmet.

Kaloi në një 5-1-3 të çuditshëm dhe të çrregullt. Mendoj se në korrik Interi duhet të gjejë një trajner të ri, pasi Inzaghi nuk më bind aspak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy