
Kategoria Superiore do të ngrejë siparin këtë fundjavë, në një edicion që pritet të jetë shumë i luftuar duke parë edhe ndryshimet e shumta që kanë bërë skuadrat shqiptare. Në lidhje me këtë, në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, ka folur menaxheri i futbollit, Tami Kona, i cili shprehet se asnjë nga klubet nuk e thotë se është për të rënë nga kategoria, por të gjithë e mendojnë veten për vendet e para. Gjithashtu ai zbuloi se pas një bisede me presidentin e Partizanit, Gazmend Demi, ky i fundit i bëri të ditur se të kuqtë do kenë gati stadiumin e tyre në fund të muajit shtator.
“Vllaznia ka bërë shumë ndryshime. Ne presim që të 10 ekipet e Superiores të jetë për kampion. Kjo është premiera e të 10 klubeve. Nëse bën një pyetje se kush rrezikon të rrëzohet, asnjë nuk e pranon se do të rrëzohet. Ka pasur lëvizje të frikshme të skuadrat. Vllaznia largoi shumë futbollitë. Po ashtu edhe Partizani. Të heqësh 16 dhe të marrësh 16 të tjerë, është për t’u parë. Dinamo ka bërë shumë lëvizje. Shkëmbit i ka rënë një barrë e madhe.
Për stadiumin, presidenti Demi më ka thënë se në fund të shtatorit Partizani do ketë stadiumin e tij. Fillimi i tetorit do e gjejë skuadrën e kuqe në stadiumin e ri.”, u shpreh Kona.



