
Financat e dëmtuara nuk i kanë shmangur mundësinë Barcelonës për të zhvilluar një merkato të vrullshme. Ky fakt do të bazohet në afrimin e lojtarëve me një çmim të arsyeshëm në "Camp Nou" për të mos e përkeqësuar gjendjen ekonomike. "Blaugranët" kanë shkuar disa kilometra larg, por brenda Primera Divisionit duke peshkuar tek Real Valladollidi. Ekipi në pronësi të Ronaldo Nazarios vijon të nxjerrë talentë, pavarësisht se është drejt greminës në La Liga. Me rikthimin e Joan Laportas në presidencë, një ndër pikat e zhvillimit ishte fuqizimi i kuq e bluve me një gjeneratë lojtarësh të rinj për të ndërthurur talentin me eksperiencën me synimin e arritjes sa më larg.
Sipas prestigjozes "Sport", opsioni i radhës për spanjollët është Ivan San Jose. "El Chuky", siç e thërrasin ndryshe, ka spikatur mënjëherë nën urdhrat e Julio Baptistas dhe me golat e shënuar ka treguar një forcë karakteri për t'u patur zili. Leximi i lojës mbetet virtyti më tundues i tij dhe e ka kanalizuar ashtu siç duhet tek "Vjollcët".
Ajo që nuk dihet ende është se si ka avancuar Barcelona në lidhje me negociatat. por vlerat e Ivan San Jose janë një fakt që lë hapësirë për të diskutuar tek katalanasit sepse do të theksonte një sukses me vete në rast se këta të fundit do të merrnin "Ok" nga Real Valladolidi.



