
Kramer Qaka nuk do të jetë më pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Këta të fundit kanë bërë të ditur se kanë mbyllur kontratën me lojtarin.
Mesfushori tashmë ka dalë si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re.
Qaka u bashkua me Shkëndijën në janar të vitit të kaluar, kur arriti të fitojë edhe një titull kampion.



