Vendimi i MSH/ Sfida Shqipëri-Angli do të luhet pa tifozë

Vendimi i MSH/ Sfida Shqipëri-Angli do të luhet pa tifozë

Ndeshja Shqipëri-Angli, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, do të luhet pa praninë e tifozëve.

Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të lejuar një numër të caktuar tifozësh në shkallët e “Air Albania Stadiumin”.

Në përgjigjen zyrtare të kthyer nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se prania e tifzoëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për shkak të pandemisë së COVID-19.

Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në letrën e mbërritur në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Federata kishte kërkuar zyrtarisht rikthimin e tifozëve për ndeshjen e rëndësishme kundër Anglisë në eliminatoret e Botërorit 2022 që do të luhet në Tiranë me 28 mars.

Sipas udhëzimeve të UEFA-s, FSHF kërkonte që një numer i reduktuar personash të ishin të pranishëm në respekt të të gjitha normave dhe protokolleve të sigurisë kundër Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy