26-vjeçari Steven Zhang është presidenti më i ri në historinë e Interit (VIDEO)

26-vjeçari Steven Zhang është presidenti më i ri në historinë e Interit (VIDEO)

Dita historike për Interin dhe për Steven Zhang. Djali i Jindong Zhang, pronar i Nerazzurrit, u emërua  president i ri Interit në vend të Erick Thohir – i cili u konfirmua në mbledhjen e sotme të aksionerëve.

26-vjeçari Steven Zhang, bëhet presidenti më i ri në historinë e klubit të Interit,

“Qëllimi im është që të bëhet klubi më i suksesshëm, modern dhe inovativ në botë”, ishin fjalët e para të presidentit të Interit.

Steven Zhang ka lindur më 21 dhjetor 1991 në Nanjing. Ai u diplomua për ekonomi, dhe përpara se të bashkohej në kompaninë familjare Suning, ai ka punuar si analist.

Në Asamblenë e Aksionarëve ai theksoi se synimi i tij është që Interi të jetë klubi më i sukseshëm në Botë.

“Interi është sinonim me lavdinë, fitoret dhe historinë, dhe për miliona njerëz në mbarë botën, Interi është një pasion dhe një besim”, tha presidenti i ri i zikaltërve.

“Falë punës së ekipit tonë, Interi është kthyer për të luajtur në Ligën e Kampionëve pas një mungese gjashtë vjeçare. Qëllimi ynë është për të rindërtuar Interin në një themel të fortë, me një vizion afatgjatë, dhe ta bëjmë Interin klubin më modern dhe më të suksesshme në botë”, tha Zhang. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy