Alexander- Isak, vendos të ardhmen

Alexander- Isak, vendos të ardhmen

Më në fund Alexander- Isak ka vendosur të ardhmen.

 Suedezi po përgatitet për tu larguar nga ‘’ St James Parku ‘’, i cili i ka dhënë shumë Newcastles gjatë tre sezoneve. 

Ishi i Real Sociedadit jo vetëm që është shëndërruar në një referent tek bardhezinjtë por gjithashtu konsiderohet ndër më të rrezikshmit në qarkullim. 

Megjithatë, çdo fillim e ka edhe një fund dhe sipas ‘ Telegraph ‘, sulmuesi ja ka bërë të ditur edhe trainerit Eddie Howe. 

25 vjeçari është tejet i rrezikshëm për çdo rival, i aftë edhe në luftën në ajër për arsye të gjatësisë. 

Megjithatë, për klubin më të pasur në botë momentalisht do të jetë nga një anë një humbje e madhe por në tjetrën mund të fuqizohet në mënyrë të konsiderueshme për tu hedhur më pas në sulm për ti gjetur një zëvëndësues. 

S’do të jetë aspak e lehtë për arsye të kontributit të Alexander- Isak i cili po përgatitet me shumë seriozitet për sfidën e ardhshme në karrierë. 

Deri më tani ekipi më i favorizuar për të marrë shërbimet e tij është Liverpooli por s’duhen nënvlerësuar edhe të tjerë gjigandë të kontinentit të vjetër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy