
Edhe në sezonin aktual performancat e Javi Guerras po i sigurojnë pretendentë shumë cilësorë.
Drejtuesit e Atletico Madridit përsëri kanë nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, i cili deri më tani i ka qëndruar besnik Valencias.
‘’ El Cholo ‘’ Simeone vijon të impresionohet me nivelin në fushën e lojës, i cili spikat për teknikën dhe vizionin për lojën.
Sigurisht me këto hapa të bërë ekspertët e konsiderojnë 21 vjeçarin një ndër më premtuesit e La Ligas, një ndër kampionatet më të bukur të Europës.

Pavarësisht rëndësisë në 11-shen e Ruben Barajas, drejtuesit e bardhezinjve mund të detyrohen ta shesin për arsye të problemeve të vazhdueshme në aspektin ekonomik.
Dihet se ‘’ Los Colchoneros ‘’ drejtohen nga një prej më të mirëve në botë dhe për çdo lojtar është sigurisht një privilegj vënia nën drejtimin e tij.
Gjithsesi, negociatat ndërmjet palëve do të bëjnë diferencën për arritjen ose jo të kësaj marrëveshjeje gjatë merkatos vijuese.
Në 14 sfidat e deritanishme, spanjolli ka demostruar potencialin në fushën e lojës, për të cilin parashikohet se pretendentët do të shtohen me kalimin e kohës.



