
E ardhmja e Antonio Rudiger ka marrë fokusin kryesor tek Real Madridi.
Gjermani së fundmi është pretenduar nga dy klube shumë të rëndësishëm në Arabinë Saudite si Al- Hilal dhe Al- Nassr, lajm i bërë me dije nga ‘ Sport ‘.
Gjithsesi, traineri Carlo Ancelotti e konsideron të pazëvëndësueshëm qendërmbrojtësin dhe ka kërkuar me ngulm qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Siç dihet prej kohësh dëmtimet e David Alabas dhe Eder Militaos vijojnë ta shqetësojnë ishi-n e Milanit, i cili ka ditur të gjejë elementët e duhur në varësi të rivalëve dhe i ka përfunduar sfidat me sukses.
Rendimenti i 31 vjeçarit ka ndikuar tek rritja e vlerës në merkato, i cili mund ti bashkohet yjeve si Cristiano Ronaldo, Sadio Mane apo Karim Benzema ndër të tjerë dhe nëse do të vendosë për Al- Nassr do të ishte një vlerë e shtuar në prapavijë, me Aymeric Laporten dhe Kalidou Koulibaly.

Duhet kujtuar se largimi i Nacho Fernandez drejt Al- Qadisiah, shtuar edhe problematikat e David Alabas dhe Eder Militaos krijojnë dyshime në lidhje me vijimësinë e repartit mbrojtës, edhe pse ‘’ Galaktikët ‘’ kanë vënë diktatin në sezonin e fundit, referuar Superkupës së Spanjës, La Ligas dhe Champions Leagues.
Por barrierat e vëna nga drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ sigurisht do ta bëjnë gati të pamundur largimin nga Spanja, duke qenë se është pjesë e një projekti të kurorëzuar me sukses në sezonin e shkuar.
Priten zhvillime në lidhje me ishi-n e Chelseat sepse drejtuesit e Al- Hilal dhe Al- Nassr pritet ti intensifikojnë tratativat për ta arritur këtë marrëveshje.
Gjatë dy sezoneve në rradhët e ‘’ Los Blancos ‘’, Antonio Rudiger ka fituar çdo trofe, i cili ka privilegjin gjithashtu të jetë pjesë e një prej klubeve më të suksesshëm të historisë së futbollit.



