
Pavarësisht ecurisë së shkëlqyer në sezonin aktual, drejtuesit e Paris St Germain kanë nisur ta planifikojnë me kujdes të ardhmen.
Natyrisht ‘’ Les Parizienëve ‘’ i mbetet për të luajtur edhe finalen e Champions Leagues kundër Arsenalit, sigurisht sfida më e rëndësishme.
Megjithatë Luis Enrique po mendon edhe për merkaton e verës, deçizive për vijimësinë dhe tashmë në listën e tij përfshihet Marc Pubill.
Mbrojtja ka patur disa ulje-ngritje tek kryeqytetasit dhe ndërkohë 22 vjeçari po shfaqet në nivelin optimal tek Atletico Madridi.
Diego Simeone ka ditur ta shfrytëzojë në maksimum potencialin e spanjollit, për të cilin jo vetëm kuq e blutë interesohen.
Katalanasi përfshihet në rangun e më të mirëve në kontinentin e vjetër momentalisht, ç’ka e bën edhe më të ashpër rivalitetin ndërmjet ekipeve cilësorë.
Duhet kujtuar se Paris St Germain mbështetet fuqimisht nga Nasser Al Khelaifi, i cili ka treguar ndër vite se mund të arrijë çdo objektiv.
Me ‘’ Luchon ‘’ në stol gjigandët e Francës dhe jo vetëm po shijojnë një periudhë suksesesh falë punës së palodhur dhe gjetjes së skemave të sakta në varësi të rivalëve, të cilit natyrisht i mbetet edhe shumë për të treguar.
Marc Pubill shquhet si një element i fuqishëm, i shpejtë dhe adaptohet menjëherë në çdo situatë.
Me mënyrën se si luan ekipi kryeqytetas mund të rezultojë një gjetje i cili në sezonin e parë në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ numëron 32 sfida.
Presidenti i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ Enrique Cerezo pretendon jo më pak se 80 milionë euro për nxënësin e ‘’ El Cholos ‘’, shifër e justifikuar nga paraqitjet e tij.



