Po has vështirësi në Premier League, klubi i Serie A nis kontaktet me Ronaldon

Po has vështirësi në Premier League, klubi i Serie A nis kontaktet me Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë në Angli, aty ku aktivizohet me skuadrën e Manchester United.

Portugezi nuk po arrin të përshtatet me skemat e reja të trajnerit Rangnick dhe madje është aluduar se ka edhe përplasje me trajnerin, aq sa drejtuesve i ka kërkuar largimin e teknikut gjerman, ose në të kundërt do të largohet ai vetë.

Lista me klubet që e duan Ronaldon në verë është e gjatë, teksa së fundmi thuhet se në garë për shërbimet e sulmuesit ëshët futur edhe Roma.

Sipas “The Sun”, trajneri Mourinho dëshiron ta ketë në skuadër lojtarin dhe drejtuesit e klubit kanë pasur një takim me agjentin e Ronaldos gjatë këtyre ditëve. Që Ronaldo të pranojë të kalojë te verdhekuqtë, duhet që këta të fundit të kualifikohen në Champions League, për sezonin e ardhshëm, diçka që duket e vështirë për t’u arritur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy