
Kosova do të luajë një tjetër miqësore në muajin mars. Federata e Futbollit në Kosovë, ka arritur marrëveshjen për zhvillimin e një ndeshje me Burkina Faso.
Kjo sfidë do të luhet në Prishtinë më 24 mars. Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj konsiderohet si një kundërshtar i vështirë.
Përveç se me Burkina Fason, Kosova do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zyrih më 29 mars.



