Një brazilian për kampionët, Atletico Madrid i bën një dhuratë trajnerit Simeone

Një brazilian për kampionët, Atletico Madrid i bën një dhuratë trajnerit Simeone

Sulmuesi brazilian Marcos Paulo është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e futbollistit 20-vjeçar. Braziliani vjen nga skuadra e Fluminense dhe ka firmosur me madrilenët një kontratë 5-vjeçare.

Simeone dhe drejtuesit e Atletico janë befasuar nga aftësitë e talentit brazilian dhe për këtë arsye kanë vendosur ta afrojnë në skuadrën e tyre, duke i besuar një kontratë afatgjatë.

Futbollistit i kishte përfunduar kontrata me klubin e tij dhe kaloi te Atletico Madrid si lojtar i lirë, me spanjollët që nuk shpezuan asnjë qindarkë për ta afruar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy