
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Pioli deklaroi se skuadra duket të ketë vëmendje dhe përqendrim të lartë në këtë sfidë.
Ai shtoi se skuadra ka prodhuar shumë dhe tani është koha për të korrur suksese. Nuk mund të mos fliste për titullin kampion, ku tha që për të marrë trofeun duhen më shumë se 80 pikë.
“Këtë ndeshje duhet ta kemi vëmendjen dhe përqendrim e lartë. Është vetëm ndeshja e parë dhe ajo e kthimit do të jetë pas një kohe të gjatë, por është e rëndësishme të fillojmë mirë. Prania e tifozëve tanë do të na japë energji.
Jam dakord me atë që tha Maldini që është koka ajo që komandon trupin, të bën më të kthjellët dhe të luash me cilësi më të madhe. Jemi në një moment vendimtar të sezonit, fatet tona po luhen. Jemi rritur shumë. Ne filluam nga vendi i dhjetë dhe tani luajmë Kupën e Italisë dhe kampionatin. Duhet të jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë hapin e fundit për t’u bërë fitues. Kemi mbjellë shumë tani është koha për të korrur.
Sezoni ka qenë i vështirë për të gjitha skuadrat, alternojnë momentet optimale dhe më pak optimale. Kampionati është shumë i balancuar, Milani dhe Interi janë ndër skuadrat shumë të forta. Nesër nuk ka parashikime sepse është derbi. Si gjithmonë kush do të mund të fitojë më shumë duele individuale do të ketë më shumë shanse për fitore.
Pesë skuadrat e para në krye të renditjes do të luajnë për kampionatin dhe për të zënë një vend në Champions. Nuk e di se sa pikë do të duhen për të fituar titullin kampion. Përveç Napolit, të gjitha ato ekipe që janë lart janë ngadalësuar. Ka ndeshje të vështira për t’u përballur dhe është e vështirë të bësh një klasifikim tani. Sigurisht që do të nevojiten më shumë se 80 pikë për të fituar kampionatin.”, u shpreh Pioli.



