Stadiumi i ri gati për sezonin e ardhshëm, te Kukësi kanë edhe një plan tjetër

Stadiumi i ri gati për sezonin e ardhshëm, te Kukësi kanë edhe një plan tjetër

Pas “shtegtimit” në disa stadiume, nga sezoni i ardhshëm te Kukësi do të kenë shtëpinë e tyre. Stadiumi “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit tashmë po shkon drejt rikonstruksionit të plotë dhe ka mbetur vetëm pak për të qenë gati.

Stadiumi i ri pritet të jetë i standardeve europiane dhe verilindorët mund të luajnë aty ndeshjet e Europës. Megjithatë, përveç stadiumit, te Kukësi kanë edhe një projekt tjetër, i cili ka nisur të realizohet. Bëhet fjalë për fusha stërvitore, pranë stadiumit.

Ka qenë vetë klubi i Kukësit, që ditën e sotme ka njoftuar se ka nisur puna për ndërtimin e fushës stërvitore pranë stadiumit “Zeqir Ymeri”.  

Ka nisur puna në ambientet e jashtme të stadiumit për të ndërtuar fushën stërvitore për ekipin. Në ish-kompleksin e lojërave me dore, makineritë e renda kanë nisur nga puna për të pastruar tribunat e vjetra dhe menjëherë do të punohet për të përfunduar fushën stërvitore”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy