
Në orët e fundit drejtuesit e Paris St Germain kanë zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato.
Desire Doue i Rennes ka firmosur me ‘’ Les Pariziens ‘’ për pesë sezone, lojtar që i ka kushtuar xhepave të Nasser Al Khelaifit plot 60 milionë euro.
19 vjeçari ishte pjesë e Francës në Lojërat Olimpike, kombëtare e cila arriti deri në finale, sfidë e humbur kundër Spanjës në kohën shtesë.
Sezoni i shkëlqyer është vlerësuar nga tekniku Luis Enrique, i cili i jep shumë rëndësi talentëve dhe në rastin konkret Desire Doue kontriboi me 2395 minuta lojë, të ndara në 43 sfida, të shoqëruara këto me 4 gola dhe 6 asiste.
Talenti i lindur në Angers aktivizohet si ekstrem i djathtë por mund të përshtatet në disa pozicione të ofensivës.
Tek kryeqytetasit kampionët në fuqi të Ligue 1 ka filluar një tjetër etapë me ‘’ Luchon ‘’ në stol, ekip me të cilin janë aktivizuar shumë figura të shquara të futbollit botëror si Lionel Messi, Kylian Mbappe apo Neymar Junior, ndër të tjerë.
Kjo blerje është e katërta e parizienëve, pas Matvey Safonov nga Krasnodar, Joao Neves nga Benfika si dhe William Pacho, ishi i Eintracht Frankfurtit.



