Ekipi i Skënderbeut e ka mbyllur me humbje pjesëmarrjen në kompeticionin europian të “Europa League”. Korçarët janë mposhtur ne “Elbasan Arena” me rezultatin 0 me 3 nga Lokomotiva e Moskës.
Në 6 ndeshje te zhvilluara në grupin H, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa, ka fituar 1 ndeshje dhe ka humbur 5 të tjerat.



