
Ende pa u shpallur lista me futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e marsit në kualifikueset e Botërorit probleme janë shfaqur në horizont për kombëtaren shqiptare.
Kjo pasi Ligue 1 dhe Ligue 2 në Francë i kanë kërkuar federatës që të mos lejojë futbollistët e tyre që luajnë me kombëtaret të dalin jashtë bashkimit Europian. Në këtë mënyrë “digjet” Qazim Laçi i cili luan me Ajacco-n në Ligue 2.
Ky mund të jetë një alarm për Edi Reja-n i cili duhet t’ia dalë edhe pa Abrashin e dëmtuar, ndërsa edhe Gjasula nuk është në formën më të mirë.



