Shorti i Champions League /Barcelona në grup ferri, Ronaldo rikthehet në "Old Traford"

Shorti i Champions League /Barcelona në grup ferri, Ronaldo rikthehet në "Old Traford"

Në Monte Carlo është hedhur shorti i grupeve të UEFA Champions League. Goglat e tërhequra nga Diego Forlan dhe Rikardo Kaka kanë përcaktuar përballje vërtetë interesante, ku nuk mungojnë dhe grupet e ashtëquajtura "i vdekjes".

Short relativisht i lehtë për kampionët në fuqi të kompeticionit, me Realin e Madridit që është shortuar në grupin G sëbashku me Romën, CKSA Moskë dhe Plzen. 

Ky sezon pritet të jetë emocionues për fituesin e 5 "Topave të Artë" Cristiano Ronaldo, që me skuadrën e tij të re Juventusin do të përballet me ekipin ku u bë i njohur, Manchester United.

Dy skuadrat janë shortuar në grupin e fundit, atë H sëbashku me Valencian dhe zvicerianët e Young Boys. Grupi "i vdekjes" mund të quhet padiskutim Grupi A, me Atletico Madrid, B.Dortmund, Monaco dhe Club Brugge që i kanë të gjitha mundësitë për të kaluar më tej.

Rikthim sensazional për italianët e Interit, që janë shortuar në një grup vërtetë të fortë, si ai B. Pjesë e këtij grupi janë skuadrat si Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV. Në favor të zikaltërve është historia, pasi 8 vite më parë, kur ata ishin fitues të kompeticionit më të rëndësishëm bënin pjesë në të njëjtin grup me katalanasit.

Në grupet tjera mund të veçojmë çiftet PSG-Napoli, Napoli-Liverpool dhe PSG-Liverpool në grupin C. Në grupin E, Bayern Munich do të diskutojë grupin me Benfikën, Ajaxin dhe AEK-un.

Grupi A.  
Atletico Madrid 
B.Dortmund 
Monaco 
Club Brugge


Grupi B. 
Barcelona 
Tottenham 
PSV 
Inter 

Grupi C.  
Paris Saint Germain 
Napoli 
Liverpool 
Crvena Zvezda 

Grupi D. 
Lokomotiv Moskë 
Porto 
Shalke 05 
Galatasaray 

Grupi E. 
Bayern Munich 
Benfika 
Ajax 
AEK 

Grupi F. 
Manchester City 
Shakhtar Donetsk 
Lion 
Hoffenhaim 

Grupi G. 
Real Madrid 
Roma 
CSKA Moskë 
Plzen 

Grupi H. 
Juventus 
Manchester United 
Valencia 
Young Boys

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy