Surprizon me skuadrën e re, David Luiz vishet kuqezi

Surprizon me skuadrën e re, David Luiz vishet kuqezi

Mbrojtësi David Luiz i ka surprizuar të gjithë me lëvizjen e fundit. Futbollisti 34-vjeçar ka vendosur të rikthehet në Brazil dhe do të vijojë karrierën te skuadra e Flamengo.

Teksa kishte mbetur pa skuadrën, pasi mbylli kontratën me Arsenalin, Luiz ka vendosur të kalojë te Flamengo. Kuqezinjtë kishin nisur prej ditësh bisedimet me lojtarin dhe tashmë kanë arritur një marrëveshje.

Luiz ka firmosur për 1 vit e gjysmë me Flamengon dhe shpreson që me eksperiencën e tij, të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.

Mbrojtësi ka pasur një karrierë të pasur, teksa ka luajtur për skuadra si Benfica, Chelsea, PSG dhe së fundmi Arsenali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy