Jon Ajeti, gazetar sportiv tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se paratë që kanë përfituar klubet dhe federatat në Kosovë nga ligji për sponsorizimi ka kapur vlerë 24.4 milionë euro.
Sipas Ajetit është ligj që ka ndihmuar zhvillimin e sportit.
Paratë që kanë përfituar klubet dhe federatat arrijnë 24.4 milionë euro. Shuma më e madhe ka shkuar për klubet. Kryesisht në futboll dhe basketboll. Në basketboll janë gjeneruar të ardhura më shumë. Pastaj vijnë disa organizata si Federata e Futbollit dhe Basketbollit. Është ligj që ka ndihmuar në zhvillimin e sportit në vendin tonë. Nëse krahasojmë 2025 me 2024 ka një rritje me 4 milionë euro.



