
Gjatë merkatos verore Dusan Vlahovic do të jetë me siguri një ndër largimet tek Juventusi , lojtar i cili tanimë preferohet nga Chelsea. Deri më tani ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë ekipi më i interesuar për golashënuesin , i cili duket se i ka ditët e numëruara tek torinezët për arsye të një rendimenti për tu harruar në sezonin e shkuar. Tek një ekip si ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ , situata të tilla nuk tolerohen dhe anglezët ja kanë hapur derën e ‘’ Stamford Bridge ‘’. Performanca e Chelseat në sezonin e shkuar rezultoi një ndër më të dobëtat e viteve të fundit, e cila nuk i siguroi kualifikimin në Europë, pavarësisht investimit të Todd Boehly-t në të shkuarën . Marrëveshja për 23 vjeçarin mund të finalizohet për afro 80 milionë euro, lojtar që do të aktivizohej me një ekip tejet cilësor, i cili shfaqi luhatje në sezonin e kaluar. Potenciali i pronarit amerikan dihet tashmë dhe objektivi mbetet rikthimi në elitën e futbollit anglez dhe atij europian por për arritjen e tij duhen ende investime gjatë merkatove. 14 gola në 42 sfida me Juventusin konsiderohen një statistikë e vakëta për Dusan Vlahovic, të cilin e lënë disi në prapavijë dhe drejtuesit e Chelseat i kanë dhënë një tjetër mundësi për tu shëndërruar në një kërcënim në metrat e fundit , ashtu siç e bëri edhe në të kaluarën , fillimisht me Fiorentinën.



