Akanji afër Manchester United

Akanji afër Manchester United

Manchester United ka filluar ti paraprijë merkatos së ardhshme dhe pak e nga pak po përgatitet për të arritur objektivat . ‘’ The Red Devilsat ‘’ duan rikthimin në elitë por drejtuesit e dinë se duhet akoma punë për të arritur deri në këtë stad .

Dobësia më e madhe e të besuarve të Ralf Rangnick është prapavija dhe gjermani është përfshirë totalisht në këtë çështje sepse një ekip elite nuk e meriton këtë gjendje .  

Manuel Akanji i Borussia Dortmundit preferohet shumë nga 63 vjeçari dhe anglezët po përgatisin ofertën që mendohet se do të arrijë 20-25 milionë euro për të bindur ‘’ Verdhezinjtë ‘’ që ti japin dritën jeshile largimit nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’.  

Mbërritja e 26 vjeçarit  në ‘’ Old Trafford ‘’  do të rikompensohej me 15 milionë euro në sezon, shifër e vështirë për tu refuzuar dhe njëkohësisht  tunduese në krahasim me përfitimin tek gjermanët .  

Për Borussia Dortmundin merkatoja e verës konsiderohet  një finale mbi këtë lojtar sepse kontrata i përfundon në 2023- shin dhe mund të dalin të fituar në këtë histori.

Llogaritë janë bërë paraprakisht sepse nga sezoni vijues  Niklas Sule do të veshë bluzën verdh e zi dhe ndoshta Manuel Akanji mund të udhëtojë drejt ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’, tek një ekip që prej vitesh nuk po mund ta thyejë akullin në lidhje me trofe

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy