Manchester United i trembet largimit të Pogba

Manchester United i trembet largimit të Pogba

Rendimenti në rritje i Paul Pogbas e ka shtuar entuziazmin tek Manchester United i cili do të kërkojë të finalizojë sa më shpejt çështjen e qëndrimit të francezit në ‘’ Old Trafford ‘’.  Ole Gunnar Solskjaer është i ndërgjegjshëm për kontributin e 28 vjeçarit në mesfushën e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ por ofertat në drejtim të tij kanë krijuar disi mëdyshje për të vazhduar aventurën në ‘’ Pallatin e Endërrave “ .

Ekipe si  Paris St Germain dhe Real Madridi kanë filluar me kohë fërkimin e duarve për Paul Pogban  por këmbngulja e 20 herë kampionëve të Premier Leagues për ta mbajtur në organikë do të vijojë deri në fundin e lumtur .  Problemet fizike e kanë ndalur paksa progresin e këtij lojtari duke e lënë në prapavijë por drejtuesit e Manchester United kanë hasur një situatë shumë të vështirë së fundmi  sepse ishi i Juventusit nuk duket  shumë i kënaqur tek kjo skuadër edhe pse anglezët synojnë rinovimin e kontratës deri në 2023- shin  .

  Për lojtarë të kalibrit të tillë gjithmonë do të ekzistojnë pretendentë të fuqishëm dhe në rastin konkret për Paul Pogban vijojnë luftën Paris St Germain dhe  Real Madridi . S’duhet anashkaluar edhe një fakt që është konfirmuar nga ‘’ The Mirror ‘’ që ‘’ Galaktikët ‘’ dhe  ‘’ Les Pariziens ‘’ do të kënë shumë punë për të bërë ku përfshihet një projekt ambicioz i hartuar për ti krijuar terrenin e përshtatshëm Paul Pogbas me qëllimin e shpalosjes së potencialit.  

Me një Bruno Fernandes që gëzon një formë të shkëlqyer  dhe mundësia e  transferimit të Jadon Sanchos në verë  ia lehtëson rrugën   mesfushorit të njohur për të përgatitur  valixhet dhe ti thotë lamtumirë këtij ekipi që është drejt gjetjes së formës optimale.

Momentalisht i gjithë fokusi është i përqëndruar tek Europiani  , eveniment që e ka shtyrë vendimarrjen e Paul Pogbas mbas finalizimit të tij.

 

 

           

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy