Dikur Serie A italiane, ishte kampionati më i luftuar në botë dhe shumë lojtarë e kishin ëndërr të luanin aty. Megjithatë tashmë situata ka ndryshuar dhe këtë e pranon edhe legjenda e Juventusit e Italisë, Alessandro Del Piero.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Del Piero deklaroi se futbolli italian është bërë i mërzitshëm, ndërsa shtoi se lojtarët më të fortë zgjedhin kampionatit e tjera, si Premier League, La Liga, Ligue 1 apo edhe Bundesligën.
Të dhënat janë të qarta. Futbolli në Itali është bërë i mërzitshëm, sepse niveli ka rënë, krahasuar me të kaluarën. Këtu kanë luajtur më të fortët, më të mëdhenjtë, të gjithë donin të garonin këtu. Tani më të fortët, më të mëdhenjtë, shkojnë dhe luajnë në Premier League, La Liga, madje edhe në Francë apo Gjermani, por jo në Itali. Kjo është e vërteta.
Në Angli, futbolli nuk është i mërzitshëm, për mendimin tim, në këtë pakënaqësi janë edhe faktorë të tjerë. Së pari, është teknologjia. Telefonat, videolojërat kanë një nivel kënaqësie të nevojës për argëtim që është i pakrahasueshëm me atë të fëmijërisë sime. Shoqëria dixhitale na bën të jetojmë më mirë, por na heq kreativitetin.



