
Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, nuk prodhoi fitues, teksa u mbyll në barazim pa gola.
Një ndeshje, ku rastet për shënim ishin të pakta, por polemikat nuk munguan. Shkodranët kishin pretendime për dy penallti, në minutën e 13-të, për prekje me dorë dhe në minutën e 86-të, për një ndërhyrje të portierit Vata ndaj Ajdarevic.
Megjithatë, në të dyja rastet arbitri Laver Alla, lejoi vazhdimin e lojës dhe nuk rishikoi rastet në VAR.
Me këtë barazim, Vllaznia mban vendin e dytë me 52 pikë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e tetë me 38 pikë.



