
Humbja e thellë e Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit reflektoi edhe njëherë problematikat në repartin defensiv.
Sigurisht kjo disfatë s’do të jetë e lehtë për tu kapërdirë nga ‘’ Blaugranët ‘’ , prej të cilës Xavi Hernandez ka nxjerrë konkluzione.
Tentativat për tu përforcuar në këtë aspekt do të vijojnë nga drejtuesit e kuq e bluve në pjesën e mbetur të merkatos aktuale.
Mario Hermoso i Atletico Madridit është shëndërruar në objektivin e rradhës së numrit një të stolit, i cili është përgjegjësi kryesor për këtë situatë të rënduar të spanjollëve.
Kontrata e spanjollit me ‘’ Los Colchoneros ‘’ skadon në qershor dhe për rivalët direktë të tyre në La Liga është një shans për të përfituar shërbimet e tij me parametër zero.
Barcelona vijon të përjetojë një situatë jo të mirë në aspektin ekonomik, fakt që i detyron në njëfarë mënyre të transferojnë lojtarë në ‘’ Camp Nou ‘’ me kosto të përballueshme.
Për sa i përket 28 vjeçarit, duhet theksuar se mund ti ofrojë disa alternativa Xavi Hernandezit për arsye se mund të aktivizohet si mbrojtës qëndror apo anësor, aspekte të cilat ia rrisin automatikisht vlerat.
Gjatë fazës së parë të sezonit Mario Hermoso tregoi një rendiment optimal duke ia shpërblyer besimin ‘’ El Cholo ‘’ Simeones , i cili numëron 24 sfida dhe 2 gola me të ashtuquajturit ‘’ Los Rojiblancos ‘’.



