
U luajtën ditën e sotme 5 ndeshje në Bundesligë, të vlefshme për javën e 19-të.
Bayern Munich ka shkatërruar Koln me shifrat e thella 4-0, në një ndeshje ku Robert Lewandowski ishte autor i 3 golave, ndërsa tjetri u shënuar nga Tolisso. Bavarezët mbajnë vendin e parë në renditje me 46 pikë, 6 më shumë se ndjekësit e Dortmund.
Në ndeshjet e tjera, Mainz mposhti minimalisht Bochum, ndërsa Leipzig triumfoi 2-0 ndaj Stuttgart.
Union Berlin fitoi 2-1 ndaj Hoffenheim, ndërsa Wolfsburg-Hertha Berlin u mbyll bë barazim pa gola.



