Bayern Munchen, në garë për Rabiot

Bayern Munchen, në garë për Rabiot

 Interesi i Bayern Munchenit për Adrien Rabiot, vijon ti shqetësojë drejtuesit e Juventusit.

Bavarezët janë një ekip shumë i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportiv, fakt që e ka treguar ndër vite, sidomos me performancat në Bundesligë.

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ agjentja dhe njëkohësisht nëna e mesfushorit ka filluar negociatat me drejtuesit e torinezëve për zgjatjen e kontratës, çështje e cila ka mbetur në vendnumëro dhe ato të Bayern Munchenit pretendojnë të përfitojnë nga ky fakt.

28 vjeçari ka treguar se mbetet një lojtar tejet kualitativ por përveç Bayern Munchenit, edhe të tjerë pretendentë janë interesuar së fundmi.

Ndoshta e ardhmja e ishi-t të Paris St Germain do të ndryshojë gjatë verës por s’përjashtohet qëndrimi tek ‘’ Zonja e Vjeter ‘’, edhe pse nuk garanton fitimin e titujve në vijimësi, ndërsa tek bavarezët historia është ndryshe.

Një statistikë interesante është se Adrien Rabiot i ka arritur 200 ndeshjet me bardhezinjtë, për të cilin merkatoja vijuese do të jetë deçizive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy