
Siç dihet tashmë , një ndër objektivat e Liverpoolit gjatë merkatos së verës do të jetë fuqizimi i mesfushës.
Jurgen Kloppi kërkon ta rifreskojë këtë repart pavarësisht se të disponueshëm Henderson , Thiago Alcantara apo Fabinhon.
Mirëpo traineri gjerman nuk mjaftohet me këtë fakt dhe tanimë i ka vënë gishtin Nicolo Barrellas , një ndër më të spikaturit e Interit në vitet e fundit.
Në të kaluarën ishi i Cagliarit kontriboi tek zikaltërit për fitimin e Scudettos dhe numri një i ‘’ The Redsave ‘’ është i bindur se duhet ta ketë nën drejtimin e tij 26 vjeçarin.
Duke iu referuar kësaj situate , italianët e kanë thënë fjalën e tyre dhe janë të gatshëm të lejojnë largimin e Nicolo Barrellas vetëm kundrejt një oferte rreth 60 milionë euro, por Liverpooli s’do ta ketë të lehtë gjithsesi sepse për shërbimet e ishi-t të Cagliarit po lufton edhe Real Madridi dhe Paris St Germain.
Duhet theksuar se skuadra e Simone Inzaghit në këtë sezon është shumë afër finales së Champions Leagues , edhe pse do të sfidojë në derbin e dytë Milanin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , të cilin do ta fillojë me avantazhin 0-2.



